Mësohet emri i gruas që u mbyt nga burri shqiptar në Itali.
Sipas mediave vendase burri 30-vjeçar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria.
Ajo është Eleonora Toci 24 vjeçe dhe burri Lulëzim Toçi 30 vjeç.
lulëzimi e mbyti gruan në krevatin dopio në sy të fëmijëve të tyre të mitur pas një konfikti mes çiftit.
Autori raportohet se merrej me bujqësi, ndërsa 24-vjeçarja nuk punonte.
Ka qenë motra e viktimës që ka njoftuar policinë, pasi 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e saj pas krimit duke i kërkuar ta shoqëronte në spital. Por, ajo nuk e besoi dhe thirri dy fëmijët e mitur të çiftit, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët i thanë tezes së tyre se babai i tyre vrau mamanë.
“Babi vrau mamin,” i thanë fëmijët tezes. Kur policia mbërriti në vendngjarje, 30-vjeçari ishte duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është arrestuar.
“Ai ishte në një gjendje konfuze”, raportoi policia.