ShowBizzz

“Mbytur në mërzi,” Arjan Konomi tregon si e përjetoi Bora lidhjen e Donaldit me BBV

Arjan Konomi, i cili njihet edhe për miqësinë e ngushtë me moderatoren Bora Zemani, ishte pranë saj gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”.

I pyetur nga gazetarët, opinionisti nuk nguroi të jepte detaje për periudhën e errët kur Bora u nda nga Donaldi, dhe për lidhjen e këtij të fundit me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Ai tha se së bashku me Borën, kanë qënduar netë të gjata duke e diskutuar situatën e bujshme, ndërsa gjendeshin “të mbytur” në mërzinë e Borës.

Po atë natë, Donald Veshaj i propozoi partneren e tij, Bora Zemani për martesë, duke lënë pas të shkuarën.

Aktori zgjodhi të propozojë Borën gjatë premierës së filmit “5 herë Jo”, një film në të cilin protagonistë janë Bora dhe Donaldi.

Ashtu siç e kërkon zakoni, Donaldi u ul në gjunj dhe i propozoi për martesë Bora Zemanit. Sigurisht Donaldi mori  një “PO”, nga partnerja e tij.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb