Kuriozitete

Më 8 prill ndodh eklipsi diellor, do shihet në të gjithë Amerikën e Veriut

Më 8 prill do të ndodh eklipsi i plotë diellor, ku do të shikohet në të gjithë Amerikën e Veriut, nga Meksika deri në skajin shumë lindor të Kanadasë.

Një eklips diellor ndodh kur Hëna lëviz midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar pjesërisht ose të gjitha rrezet e Diellit që të arrijnë në Tokë.

Fenomeni është një ngjarje kozmike që gjatë harkut kohor të një viti mund të ndodhin 2-4 eklipse diellore, ku rrezet nuk bllokohet plotësisht, por gjasat për të parë një eklips të plotë diellor janë shumë më të rralla.

Eklipsi i fundit total diellor që u pa në Amerikën e Veriut ishte në vitin 1918 dhe i tjetri nuk do të jetë deri në vitin 2079.

/rtsh.al/