Lajme

Me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, arrestohet 48-vjeçari në Lezhë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale

Ditën e sotme është vënë në pranga një 48-vjeçar në Lezhë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë i armatosur me armë dhe dy mina me telekomandë. Policia bën me dije se më arrestimin e 48-vjeçarit është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale.

I arrestuari u vendos në pranga te “Kryqëzimi i Shënkollit” ndërsa ishte i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë. Më tej bëhet me dije se 48 vjeçari nga Pogradeci po udhëtonte me një taksi drejt Lezhës. Policia ka sekuestruar armen e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, falë inteligjencës policore, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

Kapet te “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë, 48 vjeçari nga Pogradeci që udhëtonte me një taksi drejt Lezhës. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaopeacionit “Sundimit të Ligjit”, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë po udhëtonte drejt Lezhës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. Z. Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48 vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.