ShowBizzz

Me bikini dhe trupin çokollatë, vajzat shqiptare “ngrenë temperaturat” në bregdet (FOTO)

Ndonëse këtë vit stina e verës po tregohet tekanjoze, vajzat e njohura të ekranit kanë “kontribouar” për të ngritur temperaturat në bregdet.

Tashmë, nuk do shkencë për të ditur se moderatoret shqiptare, kryesisht ato të sportit i bëjnë të gjithë të kthejnë sytë nga ato, madje dhe të përdorin “zoom-in” e ti rikthehen fotove të tyre në “Instagram”.

Na lejoni të përmendim, Ilda Bejlerin, ndonëse ka shumë pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, ajo është shfaqur me bikini më e bukur dhe top formë se asnjëherë më parë. Më pas kalojmë te Lei, vajza e cila gjithmonë është lakuar për linjat perfekte që ka. Edhe Lei si të gjitha bukuroshet e tjera po shijon këto ditë vere në freskinë e detit. Duke qenë se është mjaft aktive në rrjetet sociale, moderatorja ka postuar disa foto me bikini dhe ashtu si dhe e mendoni komentet nga ndjekësit janë të shumta, të cilët nuk ngurojnë ta komplimentojmë. Kujtojmë se ky sezon Lein e gjeti me emisionin veror “Pushime on Top”.

Nuk mund të qëndrojmë pa e prekur as, Rike Rocin, tifozen  e “çmendur” e cila disa vite më parë “ngriti temperaturat” në stadium me dekoltenë e saj. Ndonëse, është shkëputur nga jeta publike Rike ashtu si e thotë një fjalë e urtë “rrallë për mall” poston ndonjë foto në “Instagram”. Kësaj here bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto ku tregon se është duke kaluar pushimet në Spanjë.

Edhe Dorisa Kecani është vajza që përveç pamjes, komentohet gjerë e gjatë edhe për format perfekte që ka. Bukuroshja e sportit është “arratisur” diku në jug dhe sigurisht nuk kishin si të mungonin as fotot me bikinini.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja ose ndryshe si i themi, qershia mbi tortë, është Sabina Mete. Mjaft aktive në rrjetet sociale, Sabina ka treguar se çdo fundjavë “i’a mbath” nga zhurma e Tiranës. E si në çdo udhëtim tjetër s’kanë si të mungojnë dhe fotot nga bregdeti. Me bikini dhe trupin çokollatë moderatorja e njohur e sportit ka “çmendur” rrjetin.