Një tjetër zhvillim i bujshëm ka dalë në pah në rrjetet sociale, pasi G Bani ka vendosur të publikojë disa biseda private me Loredana Bratin, duke sqaruar se ishte ai qe e ftoi ish banoren e “BBVA” ne ditelindjen e Jozit.
Në postimet e tij, ai tregon se gjithçka ka nisur nga një ftesë për ditëlindjen e Jozit, ku sipas tij, Loredana nuk kishte dijeni për ftesën dhe ishte ndjerë e lënë jashtë. Në bisedat e publikuara, ajo shprehet e zhgënjyer duke theksuar se nuk ishte kontaktuar drejtpërdrejt nga Jozi, pavarësisht se kishte numrin e saj.
Të lidhura
None found
“Po mbas gjithë asaj s’ja vlen t’vij pa ftesën e tij”, shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se mungesa e një ftese personale ka ndikuar në vendimin e saj.

Nga ana tjetër, G Bani shprehet se ka tentuar të ndërmjetësojë situatën, madje duke i kërkuar që të komunikojnë dhe të sqarohen mes tyre, për të mos krijuar keqkuptime të panevojshme mes miqsh.
Në një tjetër deklaratë, G Bani thekson ishte ai qe e ftoi Loredanen ne ditelindje, e jo Jozi, sic ish banorja ka deklaruar teksa ishte e ftuar ne “BBVA Fan Club”.
Publikimi i këtyre bisedave ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në mendime mbi faktin se nese duheshin publikuar keto detaje apo jo.
Të Lidhura:
- Loredana dhe Karim Adeyemi vijnë në Shqipëri – publikojnë pamje nga apartamenti luksoz i Noizyt
- “Kur e shikoj, fikem”/ G Bani për Danjen: Jo e admiroj, por e adhuroj
- G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet – pritet zarf i zi në shtëpi
- E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje
