ShowBizzz

Më i suksesshëm filmi i tyre apo i Borës dhe Donaldit? Ja çfarë thotë Luiz Ejlli

Brenda një periudhe të shkurtër “Top Channel Films” publikoi dy nga projektet kinematografike më të bujshme.

“Në Kuadër të Dashurisë” ishte filmi me protagonistë dy nga personazhet më të përfolur të momentit, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Ndërsa nga ana tjetër është po ashtu filmi me një nga çiftet më të përfolur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Por, cilin nga këta filma do të pëlqejë më shumë publiku dhe do të jetë më i suksesshmi?

Vetë Luiz Ejlli është ngacmuar për këtë pjesë teksa është intervistuar shkurtimisht në premierën e filmit “5 Herë Jo” mbrëmjen e djeshme.

A mendon se ky film do të ketë më shumë sukses se filmi juaj?”, ishte pyetja që iu drejtua nga gazetari, ndërsa Luizi u përgjigj:

Është shumë arritje, kur Top Channel Films arrin që t’i bëjë konkurrencë vetes. Pra, jep dy variante, dy super punime dhe të dyja ecin paralel, dhe pse jo, të shkelqejnë të dyja të jenë sa më lart. Mua më bëhet qejfi sinqerisht, si për filmin tim ashtu edhe për filmin e tyre, të jetë në majat më të larta. Ishalla pas “5 herë jo” të ketë, 7-8-10 herë jo dhe mos të ndalet!”



lokimagazine