Ish-ylli i One Direction humbi jetën pas një rënie nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte në Argjentinë. Raportohet se ai kishte konsumuar alkool dhe drogë para incidentit tragjik.
Liam Payne ishte duke biseduar me Nicole Scherzinger, pak para se të vdiste.
Kompozitori, i cili po punon me Scherzinger në muzikalin “Sunset Blvd”, ndau detaje për marrëdhënien e tij me Liam Payne. Në një intervistë për Billboard, ai tha: “Është diçka që nuk është thënë më parë, por në një moment, Nicole ishte mentore e Liam. Të mërkurën që ai vdiq, ata po komunikonin me mesazhe.”
Në fakt, sipas muzikantit britanik, Scherzinger u informua për vdekjen e Liam Payne, pak para se ajo të dilte në skenën e Broadway.
“Ajo sapo mësoi se ai kishte vdekur dhe përsëri e bëri shfaqjen, e cila është e mahnitshme. Dua të them, ajo është një grua e mrekullueshme. Ajo është pa dyshim një nga interpretueset më të mira me të cilat kam punuar ndonjëherë”, ka theksuar ai.