
Chiara Ferragni ndodhet në Mykonos, ku po shijon pushimet e saj verore. Mirëpo, arsyeja e vizitës në ishullin e famshëm grek duket se është festa e beqarisë së motrës së saj, Françeskës.
Këtë e ka treguar edhe në postimin e fundit në rrjetet sociale ku ka pozuar me pamje nga perëndimi i diellit dhe krahas fotos ka shkruar: “Nata e parë në Mykonos për festën e beqarisë së motrës sime Françeska”. Ferrani shoqërohet në këtë udhëtim jo vetëm nga motrat e saj më të vogla, Valentina dhe Françeska, por edhe nga disa mikesha të ngushta.
Blogerja italiane ka qenë një nga figurat më të spikatura në botën e modës në vitet e fundit, ku ndjekësit në rrjetet sociale shkojnë deri në 30 milionë.