ShowBizzz

“Më kryqëzuan se thashë një fjali që është e vërtetë”, Albano Bogdo pendohet: Beatrixës i kërkoj falje me shpirt

Aktori i njohur, Albano Bogdo tashmë dhe moderator duket se ka vendosur të tërhiqet nga deklarata ofenduese e bërë kundrejt familjes Ramosaj.

Bogdo në një “live” në “Tik Tok” ka folur pikërisht për zhurmën që u shkaktua, pas deklaratës në emisionin e tij “Albano show”.

Ai tha se të gjithë e kryqëzuan sikur të kishte bërë vrasje, teksa i kërkon falje Beatrix Ramosajt për deklaratën e bërë.

“Këta u tërbuan të gjithë dhe u çuan të gjithë moralistat e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali në shpirt. Se unë i njoh shumë mirë, i njoh më mirë se ju. U çuan moralistat dhe më kryqëzuan mua, thua se kam bërë 20 vrasje, a thua se kam vjedhur 20 banka, a thua se kam masakruar kombin…për një fjali që thash, për një fjali që nuk kam gënjyer, por megjithatë në sy të 10 mijë vetave, asaj vajzës, jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur i kërkoj falje me shpirtë, për mesazhet që mund ti kenë vajtur. Kaq. Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri që ishin të njëjtët që e shanin para disa kohësh”, tha Albano ndër të tjera.

Kujtojmë që debate të shumta pati pas deklaratës së Albanos, i cili duke iu referua Alban Ramosajt, tha “është ai tipi që iu q*motra në Big Brother”.

Menjëherë pati reagime të shumta nga shumë personazhe publike, ndërsa vet Beatrix  se ka marrë masa ligjore për aktorin lidhur me “ humorin e zi”  të përdorur gjatë emisionit të tij  “ Albano Show”.

© Credits tiktok.com/@shqipe__al

@shqipe__al #albanobogdo #shqipe_al #fyp ♬ original sound – SHQIPE_AL

LEXO EDHE: “Tregove injorancën e mashkullit shqiptar”, Beatrix i përgjigjet Albano Bogdos: Masa ligjore po merren