ShowBizzz

“Më manipuloi”; Amadea konfirmon ndarjen nga Haris (me një postim të gjatë)!

Amadea ka njoftuar së fundmi ndarjen e saj nga Haris me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. Ajo thekson se e ka marrë vesh nga mediat që ai e ka hequr nga Instagram, teksa ka shprehur zhgënjimin e madh pasi e cilëson veten të manipuluar prej tij.

“Më manipuloi”; Amadea konfirmon ndarjen nga Haris (me një

 “Përshëndetje të gjithë ju dashamirësit e mirë! Duke qenë se jam mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që më keni ofruar, ndihem e detyruar t’ju informoj mbi situatën që ka ndodhur në ditët e sotme. Të tregohem e drejtë, dua të pranoj që unë nga portalet mora vesh fundin e raportit në Instagram me Haris dhe më pas, kur ai vetë më hoqi nga rrjetet sociale pa thënë asgjë.

Dua të theksoj se jam e habitur dita-ditës me veprimet që bëri djali në fjalë kundrejt meje. Pranoj krenare që ndjenjat e mia në atë program dashurie ishin shumë reale dhe ju e keni përqafuar se sa e vërtetë ka qenë çdo ndjesi kundrejt djalit dhe besova në atë magji, që kur dolëm nga aty ishte më shumë sesa e gënjeshtërt.

Qëllimi i Haris ishte të ishte fituesi dhe unë jam manipuluar nga ai. Teksa ne dolëm në vendin e dytë, kuptova që unë gjatë gjithë kohës isha e përdorura. Më vjen keq Haris që ti, për objektivat e tua qenke gati t’i shesësh edhe shpirtin djallit. Veprimet e tua e treguan se çfarë fshihet pas atyre buzëqeshjeve dhe lotëve falsë”, shkruan Amadea.

 

“Më manipuloi”; Amadea konfirmon ndarjen nga Haris (me një