Kuriozitete

Më mirë fëmijën në çerdhe apo tek gjyshërit, ja cila do të ishte zgjidhja ideale për të

Shpesh prindërit që punojnë e shikojnë si të domosdoshme të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe kjo do të jetë një mënyrë e mirë për t’i bërë ata të futen në marrëdhënie me të tjerët por edhe të argëtohen.Por cili do të ishte efekti që do të kishte në intelekt dërgimi i fëmijës në çerdhe?

Nëse kjo gjë ndodh para vitit të dytë të jetës, studiuesit e Universitetit të Bolonjës mendojnë se do të kenë të efekte ndryshme, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimin e fëmijës. Studimi u krye në 500 familje të cilët i dëgonin fëmijët e tyre në këtë institucion. Më pas janë mbledhur të dhëna edhe nga fëmijë që nuk shkonin në çerdhe duke e cuar numrin e tyre në 7000, për fëmijët deri në moshën 13 vjeçare. Për të nxjerrë rezultatet është marrë në konsideratë edhe IQ e fëmijës, pesha e tij si edhe çrregullimet që ai mund të ketë pasur në sjellje.

Rezultatet e studimit
Është nxjerrë përfundimi se fëmijët që janë mbajtur në shtëpi nga gjyshërit, prindërit apo nga dadoja kanë pasur një IQ më të lartë me 5 pikë krahasuar me fëmijët që janë dërguar në çerdhe para moshës 2 vjeçare. Por duhet bërë edhe një diferencim sipas ekspertëve. Fëmijët e familjeve me mundësi të mira ekonomike do të kenë një reagim ndryshe nga fëmijët e familjeve që kanë mundësi mesatare apo të dobëta.

Sipas tyre fëmijët, familja e të cilëve kishte të ardhura të larta do të kishin më shumë përfitime në zhvillim nëse do të rriteshin në shtëpi deri në moshën dy vjeçare. Pra ata do të kishin një zhvillim më të lartë në intelekt nëse do të qëndronin në shtëpi, duke qënë se do të ishin të prirur të mësonin më tepër në atë ambient se në kopësht. Kjo ndodh pasi ndërveprimet me fëmijët në atë moshë janë vërtet të vogla dhe ndërveprimet me prindërit apo dadon të larta.

Ndërsa fëmijët e klasës mesatare duket se merrnin një stimul më të madh nëse frekuentonin kopështin.