Aktori i humorit, Agron Llakaj folur për humbjen e bashkëshortes së tij, teksa është shprehur se “më mungon tmerrësisht”. Aktori, i cili do të rikthehet në ekran me një program humori, ka treguar se ku e ka gjetur forcën.
“Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda së qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi”, u shpreh Agron Llakaj, ndërsa shtoi se Kostandina do të jetë gjithmonë pranë tij.
Vlerësimet më të mëdha që njerëzit kanë pasur për ty, ka qenë raporti që ke pasur për Kostandinën?
Agron Llakaj: Nuk flas dot, në këtë moment. (përlotet)
Teos dhe Brus e presin gjyshin këtë periudhë? Ke ndarë para pak ditësh një foto që ishte dhe ditëlindja, besoj se ata ty të kanë pikën më të fortë?
Agron Llakaj: Unë nuk do të doja ta cekja këtë temë, sepse e di që janë kohët më të vështira në jetën time. Më duhet të qesh, kur nga brenda qaj, dhe e kam shumë të vështirë, por do të përdor më tepër më rrok pjesa e vuajtjes dhe e dhimbjes, edhe pse mundohem ta kaloj. Pardje isha në një ceremoni dhe më erdhi një nënë në moshë, më tha bëhu i fortë Agron, do na bësh për të qeshur, sepse është mision. Ti duhet të jesh më i fortë në këtë mision, pasi të gjithë kemi nga një shpirt, por ti ke dy, ke dhe shpirtin e Kostandinës. Më mungon tmerrësisht, pse më futët në këtë pyetje.
Nuk dua të të pyes më shumë Goni, pasi unë e di që ti ke dhënë shumë. E përmenda pak më parë që ti gjatë kësaj kohe ke treguar lidhjen me nipërit dhe me mbesën, që është bërë një zonjushë.
Agron Llakaj: Ata janë burim motivimi, shprese. Nuk e dija që Zoti do më rezervonte këtë lloj fati, se thonë që Zoti të sprovon për të treguar se sa i fortë është njeriu, unë nuk jam kaq i fortë, nuk futem tek ajo seri e njerëzve. Dikur i thoja Kostandinës se është Agronizuar, tani kuptoj që jam Kostandinizuar. Unë duhet të marr dashurinë e atyre të vegjëlve, por dhe të rriturve. Ime bijë pati ditëlindjen më 22 gusht, dhe nuk mund t’i thoja veçse unë nënë për ty nuk mund të bëhem kurrë. Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda së qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart.
Agron Llakaj: Është mision, por duke ditur që unë kam ndarë me të çdo moment, më mungon fjala e parë, kritika e parë e shokut tim