ShowBizzz

“Më ndikon akoma”/ Angelo Haruni FLET për herë të parë për Neada Muçajn, ja MESAZHI për ish-partneren

Angelo Haruni, i cili la mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ka qenë ditën e sotme i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”. Ish-banori komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetari ka folur për herë të parë për historinë e tij të dashurisë me ish-partneren, Neada Muçajn.

“Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën, qëndron në zemër gjithë jetë. Pastaj nëse ka diçka më tutje, nuk di ta them në këto momente. Më ndikon akoma”, tha gazetari i njohur.

I pyetur se çfarë mesazhi ka për t’i dhënë ish-partneres, ish-banori i “Big Brother VIP 5”, u shpreh:

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse do ti thoja diçka është që shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde, kthehu njeriu pozitiv dhe i lumtur që ishe siç ti di të bësh. Kaq, nuk e di se po bëjmë një kohë të gjatë, një vit thuajse pa asnjë lloj komunikimi, kështu që është e vështirë të flasësh tani kur akoma kam gjithë botën sipër”.



ks

Të Ngjashme