ShowBizzz

Më në fund! Arbana publikon foton e parë si nuse krah Eduartit!

Ka kaluar thuajse një javë që nga dasma e “blinduar” e çiftit Arbana-Eduart.

Megjithatë, pavarësisht se ditën kalonin, çifti nuk postoi asnjë foto nga dasma e tyre, e thuajse as të ftuarit.

Mirëpo pritjes i ka ardhur fundi tashmë. Pak minuta më parë Arbana postoi foton e parë pas dasmës, e veshur me fustanin e nusërisë krah Eduartit, partnerit të saj.

Bashkë ne të dy”. Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private“, shkroi Arbana krah fotos së ëmbël.