ShowBizzz

Me origjnë palestineze, Gigi Hadid reagon për luftën: Sulmet e Hamasit po terrorizojnë njerëz të pafajshëm

Modelja Gigi Hadid ka thyer heshtjen në lidhje me sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, që ka shkaktuar deri më tani të paktën 2100 viktima.

Supermodelja,me origjinë palestineze, postoi në Instagram për të treguar se dënonte “terrorizimin e njerëzve të pafajshëm”nën lëvizjen e “Palestinës së Lirë”.

Izraeli nisi sulme hakmarrëse kundër Hamasit pasi grupi militant nisi një seri sulmesh të shtunën që vranë më shumë se 1000 njerëz, në përshkallëzimin më të madh në rajon në dekada.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e pajustifikueshme dhe çdo ditë që jetë të pafajshme merren nga ky konflikt  shumë prej të cilëve janë fëmijë.

Kam ndjeshmëri të thellë dhe jam zemërthyer për luftën palestineze dhe jetën nën okupim, është një përgjegjësi që e mbaj çdo ditë. Unë gjithashtu ndiej një përgjegjësi ndaj miqve të mi hebrenj për ta bërë të qartë, siç e kam bërë më parë: Ndërsa kam shpresa dhe ëndrra për palestinezët, asnjëra prej tyre nuk përfshin dëmin e një personi hebre”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram nër të tjera.

Si Gigi ashtu edhe motra supermodelja Bella Hadid, 27 vjeçe, janë të zëshme në mbështetjen e tyre për kauzën palestineze dhe kanë marrë pjesë në marshime dhe demonstrata.

View this post on Instagram

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)


NewsBomb