![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/me-pak-se-72-ore-publikim-kenga-e-re-e-luiz-ejllit-kap-majat-nuk-do-ta-besoni-se-ne-cilin-vend-renditet-ne-rang-boteror_647d71e7b077b.jpeg?resize=800%2C420&ssl=1)
Ditën e djeshme artisti i njohur Luiz Ejlli publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën më të re “Përjetësisht” e cila u kthye direkt në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.
E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube.
Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë. Faktet flasin vetë…
Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe një tjetër sukses. Hashtagu #perjetesisht është bërë trending në Twitter, duke përfshirë gjithashtu diskutime të shumta rreth këngës së re të Luiz Ejlli.
Përdoruesit e Twitterit po shprehin mendime dhe reagime të tyre ndaj këngës, duke komentuar vokalin e tij të shkëlqyeshëm dhe emocionet që transmeton me interpretimin e tij. Disa përdorues po ndajnë tekste dhe citime të preferuara nga kënga, ndërsa të tjerë po lavdërojnë arritjen e Luiz Ejlli në industrinë muzikore.