Lajme

Më pak vrasje, më shumë dhunë në familje gjatë vitit 2024 në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar disa nga statistikat e raportimit të krimit për vitin 2024.

Sipas të dhënave të publikuara gjatë vitit 2024 është ulur numri i vrasjeve për 41 për qind krahasuar me vitin 2023, pra janë shënuar 17 vrasje nga 29 sa ishin shënuar në vitin e kaluar.

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje për 6 për qind duke u regjistruar 2 mijë e 387 raste, nga 2 mijë e 251 raste sa ishin regjistruar në vitin paraprak.

Ndërkaq, sipas Policisë 56 raste të kontrabandës me mallra janë shënuar gjatë vitit 2024 duke shënuar ulje për 33 për qind krahasuar me vitin 2023 kur ishin shënuar 84 raste.

Po ashtu në të dhënat e publikuara bëhet e ditur se ka pasur ulje të municionit të konfiskuar për 19 për qind, kurse rritje të armëve të konfiskuara për 23 për qind.