Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala prej pak ditësh është tashmë një gazetare “e lirë” pasi ka vendosur të largohet nga televizioni ku punoi për një kohë të gjatë. Ndërkohë gazetari Çim Peka, i ka bërë ftesë të hapur, publikisht që Lala t’i bashkohet, duke u shprehur se ajo do të ketë mundësinë të trajtojë temat që dëshiron dhe pa ndërhyrjen e pronarëve.
Pjesë nga biseda:
Çim Peka: Klod Lala, gazetare më e njohur e kronikës në këtë vend, tashmë gazetare e lirë. Publikisht e ke ofertën për të ardh këtu…
Klodiana Lala: Do ta shqyrtoj, ua thashë, e them dhe publikisht… Do ta shqyrtoj.
Çim Peka: Nëse s’do të kesh kurrë punë me pronarët, as mirëmengjes dhe as mirdita, do të bësh çfarë të duash vetë.
Klodiana Lala: E vlerësoj, e vlerësoj ftesën edhe do ta shqyrtoj!
Çim Peka: Ky është vendi, e ke ftesën e hapur