ShowBizzz

Më shumë se 15 banorë, zbulohen detaje nga Big Brother VIP Kosova 2

Dy ditë na ndajnë nga Big Brother VIP Kosova 2. Së fundmi në një intervistë në emisionin “Canape” Alaudin Hamiti na ka zbuluar disa detaje të reja.

Moderatori tha se shtëpia do të jetë më e madhe në sipërfaqe dhe numri i banorëve do të jetë më i lartë se vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar kemi filluar me 15 banorë. Këtë vit do të ketë më shumë dhe shtëpia do të jetë më e madhe në sipërfaqe. Hapësira është ndryshuar tërësisht, është bërë shumë e bukur dhe kemi shtuar edhe disa ambjente të tjera”, tha Hamiti.