Lajme

‘Më thirrën për sqarim dhe pastaj më dhunuan’, Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur: Ja çfarë më ndodhi në prani të kamerave!

Arjan Konomi ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën se ka porositur njerëz për ta dhunuar. Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, Konomi ka deklaruar se është dhunuar fizikisht nga disa persona pranë banesës së tij.

Sipas rrëfimit të Konomit, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në një lokal poshtë banesës së tij, ku disa persona fillimisht i janë afruar me pretendimin se dëshironin të sqaronin një çështje me të.

Konomi pretendon se personat në fjalë janë ulur fillimisht në tavolinë me të, por më pas janë ngritur dhe e kanë goditur. Ai thotë gjithashtu se incidenti ka ndodhur në prani të njerëzve të tjerë dhe kamerave të sigurisë, ndërsa thekson se ka marrë edhe kërcënime me jetë. Gjatë videos, ai përdor një gjuhë të ashpër ndaj Linda dhe Edi Ramës, duke i lidhur akuzat e tij me një pakënaqësi të pretenduar të familjarëve të bashkëshortes së kryeministrit.

“Si dërgon moj, kushurintë e tu të më zënë pritë mua natën poshtë banesës sime dhe të më qëllojnë me grushta? Si dërgon moj, njerëz që më kërcënojnë mua se do më vrasin po dola në Evropë, si guxojnë që më qëllojnë mua me grushte që s’më kanë ndodhur kurrë në jetë? Se ishte mërzitur mamaja e Lindës, ishte shqetësuar dhe bjerë me grushta në kokë.

Në lokal, në banesën time, poshtë banesës sime, në prani të kamerave, në prani të njerëzve të tjerë, pa pasur asnjë ndroitje, pa pasur asnjë frikë, pa pasur asnjë merak dhe më futën në kurth, se thanë ‘do sqarohemi dhe do flasim pak dhe pastaj ulën tavolinën me mua, morën dhe gotën dhe u ngritën dhe më qëlluan’. Çfarë njerëzish jeni ju! Çfarë… po nuk më intereson mua të më kishit vrarë më mirë, po më vrisni mo!”, deklaron Konomi.

Të Ngjashme