LifeStyle

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them se çfarë prind je

Prindërimi është një udhëtim unik për secilin prej nesh, por a e dini se shenja juaj e horoskopit mund të ndikojë në mënyrën se si e përjetoni këtë sfidë? Përgatituni të mësoni disa karakteristika interesante për mënyrën tuaj të prindërimit!

Dashi – prindi kampion

Si një Dash, jeni të njohur për vendosmërinë dhe energjinë tuaj të pashtershme. Prindërimi për ju është një garë për të qenë gjithmonë i pari dhe më i miri, por mos harroni të bëni një hap pas dhe të shijoni momentet e vogla me fëmijët tuaj.

Demi – prindi me këmbë në tokë

Me këmbë në tokë dhe qëndrueshmëri, Demët janë prindër të përkushtuar që krijojnë një mjedis të sigurt për fëmijët e tyre. Megjithatë, mund të bëheni ndonjëherë tepër kokëfortë – kujtoni se fleksibiliteti është çelësi për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme prind-fëmijë.

Binjakët – prindi argëtues

Binjakët, me natyrën e tyre “të dyfishtë”, janë prindër që sjellin argëtim dhe kuriozitet në çdo situatë. Por kujdes që të mos jeni shumë të shpërqendruar! Fëmijët tuaj kanë nevojë për një prind që të jetë i pranishëm plotësisht.

Gaforrja – prindi që qan sa herë i jepet rasti

Si një Gaforre, jeni tepër emocional/e dhe i/e lidhur me familjen. Ju jeni prindi që fëmijët tuaj e ndjejnë gjithmonë afër, por sigurohuni që t’i mësoni atyre edhe pavarësinë.

Luani – prindi lider

Luani është lideri i padiskutueshëm i shtëpisë, edhe si prind dhe kjo reflektohet dukshëm. Ju doni të shihni fëmijët tuaj të shkëlqejnë, por mos harroni të vini në plan të parë nevojat dhe dëshirat e tyre individuale.

Virgjëresha – prindi detajist

Virgjëreshat janë të kujdesshme në detaje dhe të përpikta në gjithçka që bëjnë. Në prindërim, kjo do të thotë që ju kujdeseni për çdo aspekt të jetës së fëmijëve tuaj, por mos harroni ta merrni pak më lehtshëm këtë rrugëtim të bukur dhe të lejoni që gjërat të rrjedhin natyrshëm.

Peshorja – prindi që sjell kudo harmoni, por s’e ndan dot mendjen

Prindërimi për Peshoren është një ekuilibër – ju dëshironi të siguroni drejtësi dhe harmoni në familje. Por ndonjëherë, vendimmarrja juaj mund të jetë e vështirë! Sigurohuni që të qëndroni të palëkundur në vendimet tuaja kur është e nevojshme.

Akrepi – prindi që i del para çdo sfide

Akrepi është prindi që i ka emocionet në gjak dhe pasionin në çdo hap që hedh. Ju nuk lejoni që asgjë t’i pengojë fëmijët tuaj, por mos harroni të zbusni paksa natyrën tuaj dhe t’i lejoni që fëmijët tuaj të mësojnë të përballen vetë me sfidat, duke u ndjerë të lirë dhe të pavarur.

Shigjetari – prindi i aventurave

Shigjetari është prindi aventurier që nxit te fëmijët dëshirën për të eksploruar. Megjithatë, mos harroni të krijoni edhe një ndjenjë stabiliteti dhe sigurie për ta.

Bricjapi – prindi “ushtar”

Si një Bricjap, jeni të përkushtuar dhe të fokusuar në suksesin e fëmijëve tuaj. Ju jeni një prind që synon disiplinën dhe përgjegjësinë, por kujdes mos të bëheni shumë të rreptë, pasi fëmijët kanë nevojë edhe për argëtim.

Ujori – prindi kreativ

 Ujorët janë prindër krijues dhe të hapur për ndryshime. Ju e nxitni fëmijën tuaj të mendojë jashtë kornizave dhe të ndjekë pasionet e tij, por sigurohuni që të krijoni edhe disa rregulla bazë.

Peshqit – prindi plot ndjesi

Si një Peshk, jeni empatikë dhe të dhembshur. Ju jeni prindi që gjithmonë kupton dhe mbështet fëmijët e tij emocionalisht, por mos harroni që përveç emocioneve, t’i mësoni edhe të përballen me realitetin dhe sfidat e jetës.