Sërish, u mblodhën për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Kësaj radhe, deputetët e Kuvendit këtë pikë po e shqyrtojnë në lexim të dytë.
Por si pika të rendit të ditës u prezantuan edhe 86 amendamentet e partive politike për buxhetin.
Fjalën e mori fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, duke treguar se nuk mbështesin amendamentet e partive opozitare.
E ky deklarim bëri që Partia Demokratike e Kosovës t’i largoj 32 amendamentet e tyre që nuk kaluan në komisione për votim në Kuvend.
Shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti, Arian Tahiri tha se nuk do të votojnë buxhetin.
Votim të 21 amendamenteve kërkoi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në të kundërtën, LDK-ja thanë se nuk do të votojnë pro.
Njëjtë mbështetje të amendamenteve të tyre kërkuan edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Këto amendamente, ministri i financave Hekuran Murati, tha se e kanë të pamundur që t’i bëjnë tash për tash pjesë të buxhetit.
E kur nisi votimi, përveç amendamenteve të Lëvizjes Vetëvendosje, kaluan edhe ato për buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe asaj të Shtimes.
Pas këtyre pikave, u kërkua edhe votimi i Buxhetit të Republikës në lexim të dytë.
Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratoi buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Buxheti për këtë vit është paraparë të jetë 4 miliardë euro.
