Edhe pse marrëdhënia mes tyre duket më e tensionuar se kurrë, David dhe Victoria Beckham zgjodhën të bëjnë një gjest publik për djalin e tyre në ditën e ditëlindjes.
Të dy e uruan Brooklyn-it në rrjetet sociale, vetëm pak javë pasi ky i fundit deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen.
David Beckham publikoi në Instagram Stories dy foto të vjetra familjare.
Në njërën prej tyre ai dhe Victoria shfaqen duke mbajtur në krahë Brooklyn-in foshnjë, ndërsa në tjetrën David pozon me djalin e tij.
Në përshkrimin e postimit, ai shkroi shkurt: “27 sot. Gëzuar ditëlindjen, Bust. Të duam.”

“Gëzuar 27-vjetorin, Brooklyn. Të dua shumë.” – shkruan ajo.


Brooklyn po e feston ditëlindjen në Los Angeles, mijëra kilometra larg prindërve të tij të famshëm. Ndërkohë, David dhe Victoria Beckham ndodhen në Paris për shfaqjen e fundit të koleksionit të stilistes.
Ditëlindja e Brooklyn-it vjen vetëm disa javë pasi konflikti i tij me prindërit u bë publik. Në një deklaratë të gjatë në Instagram, ai konfirmoi zërat për një përçarje mes tyre dhe tha se nuk dëshiron të pajtohet me ta.
Më 19 janar, Brooklyn akuzoi familjen se po përpiqej të prishte marrëdhënien e tij me Nicola Peltz Beckham. Ai pretendoi se në ditën e tij të dasmës, Victoria kishte anuluar fustanin e nusërisë së Nicola-s në minutën e fundit dhe kishte “vjedhur” vallëzimin e tyre të parë si çift. Në rrëfimin e gjatë nuk kurseu as babain dhe dy vëllezërit.
Që prej asaj dite, edhe pse nuk ka zgjedhur më të flasë mbi dramën familjare, veprimet e tij kanë treguar më shumë se fjalët. Sipas raportimeve, thuajse çdo tatuazh kushtuar familjarëve e ka fshirë, ç’ka lë të kuptohet se edhe nëse një ribashkim ndodh, do të jetë vetëm nëse Victoria dhe David-i përpiqen mjaftueshëm.
As David dhe as Victoria Beckham nuk i kanë komentuar publikisht akuzat e djalit të tyre.
