Megan Fox foli për mënyrën sesi po i rrit djemtë e saj dhe normalisht, e hodhi një kunjë për ish-partnerët.
Në një intervistë për WWD, teksa ishte duke promovuar librin e saj “Pretty Boys Are Poisonous”, aktorja tha se po i rrit fëmijët e saj që të kenë një intimitet emocional shumë të thellë, ndryshe ndaj ish-at e saj.
“Mendoj se ngaqë kam 2 djem, është e rëndësishme që të rris djem që nuk janë si burrat me të cilët kam qenë e lidhur”, u shpreh Megan, referuar 3 djemve të saj, Noah, 11 vjeç, Bodhi, 9 vjeç dhe Journey, 7 vjeç, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin e saj Brain Austin Green.
Ajo shtoi: “Është shumë e rëndësishme për mua që të rris djem që janë të aftë të kenë një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre”. Ajo theksoi se është e rëndësishme të rrisë djem që nuk janë gënjeshtarë, por totalisht transparentë dhe respektues.
Aktroja e “Jennifer’s Body” tha se nuk pret që djemtë e saj të kenë një dashuri të shenjtë në adoleshencë, por gjithsesi shpreson se përmes transparencës që ka treguar në marrëdhënie me ta dhe dashurisë që u jep, t’u mundësojë atyre ndjesinë se duhet të përjetojnë dashuri të shëndetshme.
Fox shumë rrallë poston foto të djemve në rrjetet sociale dhe zakonisht i mban larg syve kureshtarë, pasi nuk do që njerëzit të komentojnë negativisht për fëmijët e saj, duke marrë parasysh që njëri prej djemve, Noah, pëlqen të veshë fustane.