Megi Pojani shumë shpejt do të marrë një nga epitetet më të ëmbla ndonjëherë.
Moderatorja e njohur do të bëhet teze për herë të parë, pasi motra e saj, Ina, është në pritje të një vajze. Lajmi ka gëzuar familjen, ndërsa Megi pritet ta presë me shumë dashuri ardhjen në jetë të mbesës.
E njohur për energjinë dhe natyrën e saj të çiltër në ekran, Megi padyshim do të jetë një teze shumë e përkushtuar dhe e dashur.
Ndërkohë, sa i përket jetës së saj private, moderatorja vazhdon ta mbajë larg syrit të publikut, duke zgjedhur të ndajë shumë pak detaje personale.


