Lajme

​Mehaj bën thirrje për unitet: Të bëhemi bashkë për hir të gjakut të dëshmorëve

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u ka bërë thirrje të gjithë liderëve që të bëhen bashkë dhe kombin.

Ai ka shkruar në Facebook se ndoshta misioni më i vështirë nuk është lufta në front, por t’i bëjmë bashkë njerëzit dhe liderët tanë.

“Në jetën time kam kryer shumë misione dhe operacione, por ky po del të jetë ndër më të vështirët. Për hir të gjakut të dëshmorëve, lutja dhe thirrja ime është që të bëhemi bashkë. Ata dhanë gjithçka për këtë vend, dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Ndërsa ne sot kemi vetëm një detyrë: të ruajmë unitetin dhe të mendojmë për kombin. Koha i tregon të gjitha. Në fund, të gjithë e shohim kush çfarë ka bërë dhe çfarë ka dhënë për vendin.

Sepse ai që është burrë i keq sot, nuk bëhet burrë i mirë as me pushtet e as pas katër vitesh. Prandaj, uroj dhe lutem që secili prej nesh të mendojë më shumë për kombin sesa për vetveten. Vetëm të bashkuar mund ta nderojmë sakrificën e atyre që ranë për këtë tokë”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme