Lajme

Mehaj: Dëshmorët e UÇK-së, fryma dhe forca jonë e pashuar

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, thotë se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë frymë dhe forcë e pashuar.

Mehaj në një postim në Facebook lidhur me festat e nëntorit ka shkruar se dëshmorët sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmën e kombit.

“Ata sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit tonë, duke mbetur përjetësisht të gjallë në zemrat tona. Kujtimi dhe amaneti i tyre na frymëzon të qëndrojmë të bashkuar dhe të fuqishëm. Muaji nëntor ka një rëndësi të veçantë për kombin shqiptar, më ngjarje historike të rëndësishme që kanë formësuar identitetin dhe rrugëtimin tonë kombëtar”, ka shkruar Mehaj. /teve1.info/