Aktori i njohur, Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT pasditen e djeshme, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.
Mehdi Malkaj ndodhej në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij kur papritur ka ndjerë dhimbje në krahun e majtë.
Ai mësohet se ndihmën e parë mjekësore e ka marrë nga mjekët e Traumës dhe më pas është transportuar me ambulancë në QSUT.
Gjendja e aktorit paraqitet e qetë, ndërsa pritet që t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.