Meksikanët e festuan Ditën Botërore të Gjumit plotësisht. Si? Duke fjetur. Si tjetër mund të kalohet më mirë 15 marsi.
Vetem se nuk u shtrinë në shtëpitë e tyre, por në rrugë. Disa në oborret e shtëpisë, të tjerë në sheshet kryesore.
Kur dielli filloi të perëndonte, pjesëmarrësit dremitën dhe më pas u bënë pjesë e një leksioni të hapur mbi ushtrimet për frymëmarrjen dhe meditimin.
Ky aktivitet u organizua nga Mexico City me synim rritjen e ndërgjegjësimit për gjumin e rehatshëm e cilësor.
/tiranapost