ShowBizzz

Melisa Lleshi deklaron se nuk do të martohet kurrë për këtë arsye

Melisa Lleshi është larguar tashmë prej kohësh nga ekrani, mirëpo projektet e saj të reja muzikore nuk kanë munguar.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një intervistë për “Pardon My French”, ku u ngacmua pak edhe për jetën e saj private dhe anën sentimentale.

Ajo pohoi se vazhdon të jetë single e ndër të tjera habiti kur tha se nuk do të martohet kurrë, pasi nuk ka besim tek martesa sepse sipas saj është thjesht një letër.

Melisa u shpreh se dëshiron që të qëndrojë beqare gjatë gjithë jetës së saj.

Unë nuk do martohem kurrë. Ju betohem e kam seriozisht nuk besoj shumë tek martesa. Më duket thjesht një letër që duhet të firmosësh edhe kaq, por ajo letra shumë shpejt mund të… Më pëlqen të rri beqare gjatë gjithë jetës.”, tha Melisa.