
1
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar në Suharekë në mbështetje të kryetarit të kësaj komune, Dardan Berisha.
Krasniqi është shprehur se me Berishën Suhareka do të ecë përpara.
Postimi i plotë:
Suhareka ka energji, ka potencial dhe ka njerëz të mirë që duan ta çojnë përpara.
Sonte, në mesin e qindra qytetarëve, e pamë qartë: shpresa nuk është vetëm fjalë këtu, por është ndjenjë që bashkon, frymëzon dhe motivon.
Këtë shpresë po e mishëron Dardan Berisha me ekipin e tij, me vizion, me përkushtim dhe me projekte konkrete për një Suharekë ma të mirë për të gjithë.
Dardani është zëri i brezit të ri, energjia e një politike ndryshe dhe garancia se Suhareka do të ecë përpara.
Me Dardanin – për Suharekën!