Një fjalë e urtë tibetiane është çelësi për një jetë të gjatë dhe të lumtur dhe mund të zbatohet në aspekte të ndryshme të jetës së zakonshme sot…
Ndër fjalët e urta më të famshme dhe më të vlerësuara të murgjve tibetianë është kjo: “Sekreti i një jete të shëndetshme dhe të mirë është të hash gjysmën, të ecësh dy herë më shumë, të qeshësh tre herë më shumë dhe të duash pa kufij”.
Fjalia përmban parimet bazë të një jete të shëndetshme, vlera të thella që nxisin ekuilibrin dhe harmoninë dhe u ka kujtuar njerëzve për shekuj se çelësi i jetëgjatësisë dhe lumturisë qëndron te thjeshtësia dhe maturia.
Çdo aspekt i fjalës së urtë tibetiane lidhet me aspekte të rëndësishme të jetës së përditshme, transmeton Telegrafi.
Hani gjysmën…
… tregon rëndësinë e moderuar në ushqim, e cila ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore, zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve kronike dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Këshilla bazohet në parimet e mjekësisë tradicionale tibetiane, e cila thekson ekuilibrin dhe maturinë si faktorë kyç për një jetë të gjatë. Të gjithë e dimë se çfarë këshillojnë dietologët dhe profesionistët e shëndetit.
Ecni dy herë më shumë…
… na kujton rëndësinë e aktivitetit fizik. Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson shëndetin e përgjithshëm, forcon muskujt dhe kockat, por ajo që është më e rëndësishmja – redukton stresin. Në kulturën tibetiane, ecja është meditim në lëvizje, kështu që kontribuon edhe në mirëqenien mendore.
Qeshni tri herë më shumë…
… thekson rëndësinë e të qeshurit dhe gëzimit në jetën e përditshme, por gjithashtu redukton stresin, forcon imunitetin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Tibetianët besojnë se e qeshura sjell harmoni të brendshme dhe jetëgjatësi, si gjuha universale e gëzimit. Shkenca e vërteton të gjithë këtë.
Dashuroni pa kufij…
… na kujton fuqinë e dashurisë, se dashuria e pakufishme për veten dhe të tjerët sjell përmbushje dhe lumturi të thellë. Dashuria dhe dhembshuria janë vlera themelore në filozofinë tibetiane, promovojnë harmoninë dhe paqen, ndërsa dashuria është një mjet i fuqishëm për marrëdhënie të shëndetshme ndërpersonale.
E thjeshtë dhe e dobishme: për një jetë të gjatë dhe të plotë, çelësi i lumturisë dhe jetëgjatësisë qëndron në moderimin, të qeshurën, thjeshtësinë dhe dashurinë.