ShowBizzz

“Mendon se na plas trapi për ty?” – ish banorja e Bigut tregon për përplasjen me Olsa Muhametin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me eksperiencën e saj në reality show.

Gjatë intervistës në emisionin “Më prit të dielën”, ajo foli hapur për raportin e saj me produksionin. Pas aludimeve për favorizime brenda formatit, Jasmina zbuloi se ka marrë edhe një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti. Mesazhi ishte i shkurtër, por i drejtpërdrejtë:

“Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje.

Ajo publikoi përgjigjen e saj, duke theksuar se deklaratat nuk janë bërë për të tërhequr vëmendje apo për përfitime personale.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse do të kërkoja vëmendje, do ta kisha bërë pesë vite më parë dhe jo tani. Fjala mosmirënjohëse nuk më përket. Nuk kam thënë asgjë konkrete, e lashë qëllimisht në ajër duke përmendur vetëm ‘produksionin’, pa hyrë në detaje”, u shpreh ajo.

Sipas Jasminës, zgjedhja për të mos zbuluar gjithçka ka qenë e vetëdijshme, për të shmangur përmendjen e emrave dhe situatave specifike. Ndër rrëfimet më tronditëse ishte ai që lidhet me Dhomën e Rrëfimit, ku ajo pretendon se është përballur me gjuhë fyese nga ana e produksionit. Jasmina tregoi se i është drejtuar drejtpërdrejt me fjalë të rënda:

“Mendon se na plas tr*pi për ty?”
Ajo theksoi se mungesa e respektit ka qenë konstante dhe se një sjellje e tillë ishte e përditshme gjatë qëndrimit të saj në BBVK.



ks

Të Ngjashme