Në një kohë kur transformimi digjital po ridimensionon çdo sektor, edhe bankat europiane po i nënshtrohen ndryshimeve të thella. Rënia e përdorimit të parasë fizike ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në infrastrukturën tradicionale bankare, duke vënë në shënjestër një prej elementeve simbol të saj; bankomatet. Me pagesat elektronike që po fiton terren me shpejtësi, bankomatet klasike po bëhen gjithnjë e më pak të përdorshëm.
Vitet e fundit, pesha e parasë “cash” ka rënë ndjeshëm, edhe pse mbetet ende një mjet i rëndësishëm pagesash për një pjesë të konsumatorëve. Megjithatë, bilanci mes kostove të larta të operimit dhe përdorimit në rënie ka detyruar bankat të rishikojnë strategjitë e tyre. Këto pajisje moderne nuk shërbejnë vetëm për të tërhequr para, por ofrojnë edhe depozitime, identifikim automatik të kartës dhe akses në një sërë operacionesh bazike, pa komisione shtesë edhe nëse përdoruesi i përket një banke tjetër.
Franca po shihet si shembulli më i përparuar i këtij procesi. Sipas parashikimeve të industrisë, gjatë vitit të ardhshëm në vend pritet të instalohen rreth 7.000 pika të reja shërbimi, ndërsa mijëra bankomate tradicionale do të hiqen, veçanërisht në zonat urbane ku frekuentimi i tyre ka rënë ndjeshëm. Ndërkaq, miliarda të depozituara në llogari të ashtuquajtura joaktive ose të harruara mund të gjenden në Gjermani. Sipas një analize të kryer me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit, rezulton se bëhet fjalë për deri në 4.2 miliardë euro të harruara në bankat e Gjermanisë. Profesori i ekonomisë Christian Klein nga Universiteti i Kasselit tha për Deutsche Welle se një analizë është bërë nga ekspertët dhe në shumicën e rasteve rezulton se pronari i llogarisë ndoshta ka vdekur dhe nuk ka trashëgimtarë, ose llogaria nuk është regjistruar fare në dokumente.


