Shëndetësi

Mënyra të thjeshta për përgatitjen në shtëpi të ujit hidratues natyral për fytyrën

Tonikët dhe freskuesit e lëngshëm aromatikë janë një pjesë e rëndësishme e arsenalit të bukurisë për çdo grua, duke i dhënë fytyrës gjallëri, freski dhe ndihmuar në zbutjen e inflamacionit.

Këto solucione të thjeshta, që përbëhen kryesisht nga uji dhe bimë të freskëta ose vajra esencialë, janë të lehta për t’u përgatitur dhe ofrojnë shumë përfitime për lëkurën. Ja tre receta natyrale që mund të përdorni për të hidratoni dhe ushqyer lëkurën tuaj:

Uji me mente për spërkatjen e fytyrës

Mentja është një bimë që ofron freski dhe gjallëri për trupin dhe shpirtin. Për këtë tonik, ju nevojiten:

• Një gotë ujë të pijshëm

• 1 filxhan çaji me gjethe të shtypura mente
Hidheni ujin dhe gjethet e mentes në një shishe spërkatëse, dhe nëse dëshironi, shtoni disa pika vaj esencial menteje. Tundeni mirë dhe spërkateni fytyrën çdo herë që dëshironi freski dhe hidratim.

Ujë hidratues me lule kamomili
Kamomili është i njohur për aftësinë e tij për të qetësuar lëkurën dhe larguar inflamacionin, duke përfshirë fryrjen e syve. Për këtë tonik, ju nevojiten:

• Një gotë ujë të pijshëm

• Lule të freskëta kamomili

Përzieni ujin dhe lulet në një shishe spërkatëse, shtoni disa pika vaj esencial kamomili nëse dëshironi dhe tundeni shishen. Spërkateni fytyrën sa herë që ndiheni të lodhur ose keni nevojë për qetësim.

Ujë hidratues me lavandë

Lavanda është një bimë terapeutike që ndihmon në reduktimin e ankthit dhe është shumë e dobishme për lëkurën dhe ndihmën kundër pagjumësisë. Për këtë tonik, ju nevojiten:

• Një gotë ujë të pijshëm

• Disa degë lavande të freskëta
Përzieni ujin dhe lavandën në një shishe spërkatëse, shtoni dy pika vaj esencial lavande dhe tundeni. Spërkateni fytyrën për një ndjesi relaksimi dhe freskie.
Këto freskues natyralë mund të përdoren edhe për freskimin e perdes, çarçafëve, jastëkëve dhe në sirtarët e rrobave. Solucionet natyrale mund të ruajnë deri në tre ditë në frigorifer, ndërsa nëse përdorni vetëm vajra esencialë, ato mund të qëndrojnë deri në gjashtë muaj. Përveç këtyre përbërësve, mund të përdorni edhe xhel aloe vera, çaj jeshil, kastravec, vitaminë E, bajame dhe vajin e trëndafilit të egër për më shumë mundësi hidratimi dhe freskimi.
 

Të Ngjashme