LifeStyle

Mënyrat e thjeshta si ta harroni ish-partnerin/en

Jeni ndarë pak kohë më parë, por keni ende letra pranë komodinës që ju vijnë në ndihmë sa herë keni momente dobësie apo zhgënjimi?

Ja disa mënyra si ta harroni ish-in dhe të merrni timonin e jetës suaj në dorë përgjithmonë.

#1 Si fillim lëreni veten të vuani (për një kohë)

Trajtojini momentet e melankolisë si diçka të natyrshme që do të marrë një formë tjetër me kalimin e kohës. Në fillim duhet të pranoni trishtimin pa e kundërshtuar, përndryshe ai do të shtohet.

4 mënyra të thjeshta si ta harroni ish-partnerin/en

#2 Mjaft idealizuat gjërat, kthehuni në realitet

Kur përjetoni fundin e një marrëdhënieje, kujtoni vetëm gjërat e mira. Mos e idealizoni ish-in tuaj, por me këmbë në tokë qëndroni në realitet dhe kujtoni momentet e vështira dhe problemet që çuan deri në ndarje.

#3 Ktheni sytë nga vetja

Filloni të vlerësoni veten, përpiquni të qëndroni në marrëdhënie që ju bëjnë të ndiheni mirë, krijoni raporte të reja, merruni me hobi dhe interesa që janë unike për ju dhe rizbuloni se kush jeni.

#4 Mos u ndjeni i/e paplotësuar

Ju mund të ndiheni të plotësuar edhe vetëm. Për këtë arsye duhet të dini se i keni të gjitha gjërat e nevojshme për t’u ndjerë më mirë se më parë, ka ardhur koha t’i zbuloni ato.



ks