Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në studion e “Wake Up”, Meri Shehu. Astrologia e njohur ka treguar se ka ndihmuar shumë futbollistë, ku një ndër ta është Gjimshiti. Sipas saj, ai e ka pyetur nëse trajneri do e fuste apo jo në ndeshje.
Meri Shehu: Përderisa kemi arritur deri këtu, ta parashikojmë bukur 20 nëntorin, do fitojmë!
Blendi Salaj: Kush të ka hyrë në zemër nga këta çunat e kombëtares?
Meri Shehu: Unë kam ndihmuar lojtarë të Kombëtares të ecin dhe të vijnë aty ku janë, por s’ma ka ditur njeri. Ka pasur nga ata që më kanë pyetur do futem sot, do më fusë trajneri sot në ndeshje?
Blendi Salaj: Një futbollist i Kombëtares që luan në Itali e ka pyetur Merin nëse do e futë trajneri në ndeshje apo jo.
Meri Shehu: Po kjo ka ndodhur që para pandemisë dhe ai ishte fare i panjohur dhe u bë shumë i njohur. Se pyeste para ndeshjes, do më futë sot s’do më futë sot.
Blendi Salaj: E kush ishte ky, Gjimshiti? Është një super futbollist, tani është kapiteni i skuadrës.
Meri Shehu: Mua s’më pëlqen, s’bën aq shumë sa duhet të bënte. E ka me faza.