Lajme

Meriton Mjekiqi e zbulon mes lotëve: Djalin e kam autik, çmimin e madhe e dua për të

Një mbrëmje plot emocione kjo e së shtunës në Big Brother Vip 3. Meriton Mjekiqi mes lotësh ka rrëfyer marrëdhënien me djalin e tij, të cilin e ka larg pasi vogëlushi jeton në Austri së bashku me nënën e tij.

E teksa po tregonte se për shkak të mungesës së vizës, nuk ka mundur të jetë prezent në momentin që Loari erdhi në jetë, Meritoni na zbuloi se të voglin e tij për herë të parë e ka takuar kur ai ishte 2 vjeç.

Ndër të tjera, me zërin që i dridhej dhe lotëve që i “lanin” rrëke fytyrën, moderatori rrëfeu se brenda në shtëpinë e Big Brother Vip është futur me një kauzë të madhe për të cilën asnjëherë s’ka folur. Meritoni tregoi se i biri tij është autik dhe se brenda në shtëpinë e “Vëllait të Madh” është futur që të fitojë çmimin e madh të cilin do e ndajë me të birin dhe me të gjithë fëmijët të cilët njëjtë si dhe Loari janë kaq të veçantë.

“Këtu kam hyrë me një kauzë që se kam folur asnjëherë. Loari është një prej fëmijëve të tjerë i cili është me autizëm. Kjo ka qenë arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi. Nëse e fitoj gjysmën për djalin e gjysmën për të tjerët për fëmijët që janë me autizën”, tregoi Meritoni mes lotësh.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo