Merkuri më në fund është në pozicionin e tij të drejtë, çka do të thotë nuk ka më debate të kota dhe mjegulla do të pastrohet! Pas disa javësh totalisht të çekuilibruara, është momenti për të marrë frymë lirisht!
Merkuri shkoi te Peshqit dhe na inkurajon që të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm me shumë vëmendje, si dhe t’i japim më shumë rëndësi intuitës. Merkuri kujdeset për pjesën logjike dhe analitike, por te Peshqit, i nënshtrohet ëndrrave, artit dhe frymëzimeve.
Tani, mëso se ç’do të ndodhë me shenjën tënde!
Dashi
Më në fund po shijon një gjumë të mirë pas ditësh të mbushura me përpëlitje dhe ankth, i dashur Dash! Me Merkurin që kalon në linjë të drejtë në shtëpinë tënde të 12-të të sekreteve, shërimit dhe modeleve që ndjek në mënyrë të pavetëdijshme, je gati të lësh pas dyshimet dhe konfuzionin, për të pastruar mendjen. Mund të gjesh qartësi edhe në një konflikt të brendshëm ose një çështje të pazgjidhur. Ndoshta shfaqet një mik i vjetër për të ndihmuar në përpunimin e disa ndjenjave të pazgjidhura, por sido që të jetë, do të fillosh të ndihesh më mirë dhe do të të bjerë shpirti rehat.
Demi
Mendo kush të ka shkruar, këto kohë Dem! Me Merkurin që më në fund po lëviz drejt — nëpër shtëpinë tënde të 11-të të miqësive, çështjeve komunitare dhe lirisë personale — me shumë gjasë po mendon për miqësitë e tua, përfshirjen në komunitet dhe qëllimet e së ardhmes. Nëse je ndjerë i shkëputur nga realiteti kohët e fundit, gjërat më në fund do të fillojnë të vendosen në vendin e vet. Prit që një mik i vjetër të të kontaktojë sërish, ose do të kuptosh se ku e ke vërtet vendin në rrethin tënd shoqëror. Madje mund të marrësh edhe një lajm nga një i njohur që ka një mundësi emocionuese pune për ty, shkruan People.
Binjakët
Ky moment është ikonik për ty, pasi më në fund po i sheh gjërat qartë! Me sunduesin tënd qiellor, Merkurin, që është kthyer në normalitet, veçanërisht në shtëpinë tënde të 10-të të karrierës dhe imazhit publik, gjithçka që lidhet me karrierën, që nga drejtimi e deri te ndjenja e autoritetit vjen në plan të parë. Mos thuaj kurrë “kurrë”, por prit befasitë në jetën tënde profesionale!
Gaforrja
Një bisedë me një person tek i cili ke besim mund të të japë këndvështrimin që të ka munguar, Gaforre. Ndërsa Merkuri kthehet në pozicion normal, duke aktivizuar shtëpinë tënde të 9-të të horizontit dhe dijeve, udhëtimeve dhe edukimit— gjithçka nis të marrë kuptim. Ndoshta më në fund je në gjendje të planifikosh një udhëtim që e ke shtyrë prej kohësh, ose do të fillosh të kërkosh më shumë për atë kursin online që të ka ngacmuar kuriozitetin.
Luani
Bisedat rreth bashkëpunimeve dhe ndoshta pasurive të përbashkëta po dalin në pah, por ti tashmë di çfarë duhet bërë, Luan. Me Merkurin shkon te Peshqit, aktivizohet shtëpia jote e 8-të e investimeve të përbashkëta, duke sjellë një valë qartësie të shumëpritur në çështjet financiare dhe emocionale. Ndoshta ai dokument konfuz do të nisë më në fund të ketë kuptim, ose do të marrësh vesh plotësisht detajet e një nisme të përbashkët. Në marrëdhënie, prit komunikim më të qartë, veçanërisht rreth përgjegjësive të përbashkëta.
