Lajme

Merr fund arratia e 2 shqiptarëve, mbërrijnë në Rinas dy të kërkuarit për vjedhje e plagosje, arrestohet turkja e kërkuar për terrorizëm (EMRAT)

Është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia Kufitare e Sarandës një shtetase turke e cila ishte në kërkim nga drejtësia e vendit fqinj, pasi rezulton të jetë dënuar për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Ndërsa bëhet me dije se janë realizuar me sukses ekstradimet e dy shqiptarëve, që rezulotjnë të dënuar nga autoritet vendase.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen e identifikuar si Julide Yazici, e cila rezulton të jetë e dënuar me 4 vite e dy muaj burg pasi akuzohet për dhënie të ndihmës logjistike për organizatë terroriste si dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

NEWS  “Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Debate në GJKKO, Veliaj kërkon aktet, SPAK: I ka refuzuar, ka ofenduar prokurorinSakaq bëhet me dije se Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka bërë të mundur ekstradimet e dy shtetasve shqiptarë nga vendet e huaja në drejtim të vendit tonë.

Konkretisht bëhet fjalë për ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar e shtetasit të identifikuar si Kostandino Tahiri, i cili rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vite burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NEWS  Të shtëna me armë në vend, raportohet për 3 të plagosurNdërsa rasti i dytë ka të bëjë me ekstradimin nga Athina të shtetasit Andrea Biti, i cili thuhet se është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e huaja ligjzbatuese, u bë ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar në vendin tonë e shtetasit Kostandino Tahiri (K. T.). Ky shtetas ishte dënuar në vitin 2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vjet burgim, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”. Dhe nga Greqia, Athinë, është ekstraduar shtetasi Andrea Biti (A. B.). Ai ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhjes”, kanë bërë me dije burime zyrtare për mediat.

NEWS  Shau gardianët dhe Safet Bajrin/ Dhunohet në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari

Të Ngjashme