Nuk kam asnjë dyshim për këtë që do t’ju them! Në fillim, kur sapo të njihni një vajzë të shenjës së Gaforres, ju do ta keni të vështirë për të vendosur, nëse vajza që ke përballë është një zonjushë e butë, apo një zog i lirë, i cili mendon vetëm për të realizuar ëndrrat. Në fund, më besoni, nuk do të keni një përgjigje për dilemën.
Një grua Gaforre është një grua e pasioneve të ethshme, ndaj shpenzimet e majme janë pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj, sidomos kur ndihet e mërzitur ose e vetmuar. Gaforrja dëshiron ta shërojë egon, ose zemrën e saj të lënduar përmes blerjeve, të cilat sërish do t’i bëjë me paratë e saj, si një shenjë kokëfortë dhe e pavarur.
Që të themi se një Gaforre është një shenjë e përsosur, nuk e teprojmë. Ajo është një grua e ndjeshme, e përkujdesur, të gjendet pranë në çdo vështirësi dhe e di shumë mirë se kur duhet të heqë dorë nga diçka. Megjithatë, për gjërat që do fort, lufton deri në pikën e fundit të energjisë. Një grua Gaforre është pak hezituese dhe rrallëherë e merr nismën për të bërë një ndryshim të madh, pasi ka frikë refuzimin dhe një përgjigje negative, ndaj nëse jeni të bindur se ju pëlqen, bëjani të qartë dhe merrni hapin e parë.
Gaforrja është një shenjë shumë e lidhur me familjen, veçanërisht me nënën. Nëse ju nuk silleni mirë me nënën e një Gaforreje, atëherë na vjen keq, por nuk e keni mirë punën me të. Gaforrja e ka zët të shohë njerëz të mërzitur, tani, imagjinoni si do të ndihej nëse nëna e saj do të përjetonte stres prej jush.
Një Gaforre ka edhe pasiguri, pasi shpesh dyshon në aftësitë e saj fantastike, apo edhe në pamjen e jashtme. Detyra juaj është që ta bindni se asnjë nga këto nuk qëndron dhe se ajo është një grua fantastike, me shumë cilësi. Sigurohuni që t’i thoni gjithnjë sa e bukur, inteligjente, interesante dhe epshndjellëse është. Gratë Gaforre janë të apasionuara pas kuzhinës, e duan shumë familjen dhe kujdeset shumë për të.
Gaforrja, nga ana tjetër, është një shenjë e ndjeshme, domethënë, shuumëë e ndjeshme. Sapo e ndjen vete në një krizë, Gaforrja ndryshon direkt destinacion, por sapo ju t’i dhuroni sigurinë që i duhet, ajo s’ka për të të braktisur kurrë. Sekreti për të shkuar mirë me një Gaforre është t’i thoni se besoni 100% tek ata dhe se janë të mrekullueshëm, të talentuar dhe të destinuar për sukses. Ata do të bëhen kaq të ndjeshëm, por do t’ua shpërblejn kaq bukur!
Përsa i përket intimitetit dhe punës, një Gaforre lufton me kritikën. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe bëjmë gabime. Kritikat e partnerit kur e ke dreqosur punën, janë shumë normale kur je në një lidhje. Po aq normale është që shefat tanë të na vënë në dukje, nëse s’po e bëjmë punën siç duhet. Të gjitha këto, Gaforret i marin shumë personale dhe i keqkuptojnë duke menduar se njerëzit kanë inate apo mllefe kundër tyre. Njerëzit e kësaj shenje japin shumë nga vetja, por nuk pranojnë të marrin dhe pastaj habiten se si të tjerët ndahen me ta, apo shkëputen nga ana profesionale.
Ata i përjetojnë emocionet njësoj si të ndodhnin përmbytje të mëdha. Nga njëra anë, Gaforret janë të afta të zbehin dhimbjen e të tjerëve dhe t’i mbushin ata me optimizëm, edhe nëse vetë janë të rënë moralisht.
Por, megjithë këto sfida dhe vështirësi, sërish ia vlen ta kesh një Gaforre në jetë!