Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 7 urdhër-arreste në kuadër të operacionit të koduar “The debt”, të cilat janë ezkekutuar nga Policia e Tiranë, për personazhe të njohur të botës së krimit.
Për katër prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, më konkretisht për shtetasit Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ndërsa është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë 35-vjeçarit Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Ervis Xhixha është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.
Ndërkohë, edhe i arrestuari Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka është i njohur për drejtësinë, pasi akuzohet si i përfshirë në disa vrasje, teksa të njohur janë dhe Adem Metkola, të cilit iu sekuestrua pasuria në muajin Maj, apo edhe Naim Qarri.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.