ShowBizzz

‘Merru më pak me llafe’, Gent Hazizi thumbon Olta Gixharin

‘Merru më pak me llafe’, Gent Hazizi thumbon Olta Gixharin

Aktori i njohur Gent Hazizaj i ftuar në “Wake Up”, ka dhënë opinionin e tij se si i duket Olta Gixhari si anëtare e jurisë në spektaklin më të ndjekur “Dancing With The Stars” në Top Channel.

Sipas aktorit, Olta përpiqet që të jetë shumë protagoniste dhe i sugjeron që të flasë më pak dhe të mos futet në gjykimin profesional.

Blendi Salaj: Si e vlerëson Olta Gixharin si anëtare e jurisë?

Gent Hazizi: Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë.

Të Ngjashme