ShowBizzz

Mes lotësh, Elijona rrëfen se si humbi nënën dhe motrën në aksident

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj, ku ka zbuluar dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik.

Me lot në sy, Elijona ka përshkruar momentet e vështira kur, më 25 korrik, u nis për në Kosovë me autobus, por rruga përfundoi në tragjedi.

Moneytizer Paragrafi 2

“Jena nis me autobus për në Kosovë, dhe menzi prisnim me mbërrit. Nuk ka pasur më të lumtur. Me 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëz duke bërtitur, dhe veç e mbaj mend që kam dalë e kam qenë krejt vet. Kur e kam pa që e kam motrën e madhe, m’u hek një dert, por motra tjetër mungonte. Babi dhe vëllai ishin në Gjermani, na ishim vetëm vëllai dhe motrat”, tregon Elijona.

“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e thirra babin në telefon, sepse e gjeta telefonin e mamit në rrugë. E kam thirr babin dhe i thashë se kishim pasur aksident. Babi u nis të vinte në Kroaci. Për motrën, kishim mbajtur shumë shpresë”, rrëfeu Elijona.

Moneytizer Paragrafi 4

“Më mungon mami dhe motrat, dhe më mungon të gjej shpinë vetëm me gëzim”.

ELijona foli edhe për dashurinë ndaj babait, për të cilin tha se e ka “pikë të dobët”.

 



ks