Lajme

Mes tensioneve me SHBA-në reagon presidenti i Iranit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij nuk do t’i nënshtrohet presionit nga fuqitë botërore.

“Ne bëmë një pakt në qeveri që edhe nëse të gjitha fuqitë e botës do të ngriheshin padrejtësisht kundër nesh për të na bërë të përkulemi, ne nuk do të dorëzohemi”, tha Pezeshkian.

“Ju nuk u dorëzuat para vështirësive dhe edhe ne, pavarësisht të gjitha problemeve që ato krijuan dhe plagëve që i shkaktuan shoqërisë sonë, nuk do t’i dorëzohemi problemeve dhe shtrëngimit”, shtoi ai.

Ndryshe, tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po rriten, ndërsa Irani po ndërmerr hapa të dukshëm për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake dhe bërthamore.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas raporteve të fundit, vendi po riparon bazat e raketave dhe fabrikat e dëmtuara dhe po fortifikon komplekset bërthamore për t’i bërë më rezistente ndaj sulmeve ajrore.

Satelitët tregojnë rindërtimin e pistave në bazën ajrore të Tabrizit dhe tuneleve të bazave raketore, si dhe mbulimin me beton dhe tokë të strukturave në komplekset bërthamore, si ato pranë Natanz dhe Taleghan 2.

Përveç riparimeve, Irani ka bërë ndryshime në komandën ushtarake dhe po zhvillon ushtrime detare në Gjirin Persik, duke treguar gatishmërinë për çdo konflikt të mundshëm.

Ndërkohë, negociatat diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit në Gjenevë nuk kanë dhënë ende rezultate konkrete.




Të Ngjashme