Fermerët nisën punët e stallave, por nuk munguan as “thumbimet” mes Valerit dhe Florit.
Të dy ndodheshin tek stallat, kur Flori u përpoq të nxjerrë karrocën jashtë, por u ndalua nga Valeri.
Valeri tha se ai ka këmbën e lënduar dhe nuk duhet të mbajë peshë, ndërsa Flori iu përgjigj se edhe ai ka vrarë dorën.
Aktori i tha fermerit se nëse e lëndon dorën sërish, ai do ta përdorë si justifikim pasi të humbasi sfidën.
Pjesë nga biseda:
Valeri: Lëre aty mos e lëviz.
Flori: As që diskutohet.
Valeri: E kam seriozisht, ke këmbën e lënduar.
Flori: Edhe ti ke dorën e lënduar, do e përdorësh këtë si arsye kur të humbasësh sfidën.
Valeri: Jo nuk ta le, e nxjerr vetë.
Flori: Premton që nuk do e shkruash në postim se humbe për shkak të dorës së lënduar?
Valeri: Premtoj. Po edhe ti premton se do më urosh nëse fitoj?
Flori: Premtoj. /vizionplus.tv/
Subscribe