ShowBizzz

Mes tyre ka edhe një “rikthim” të madh, zbulohen disa prej artistëve pjesëmarrës në Festivalin e RTSH

Pak ditë më parë në mediat online qarkulloi lajmi se ka nisur organizimi i “Festivalit të RTSH”, një prej evenimenteve artistike më të rëndësishme në vendin tonë e që con edhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision.

E duke qenë se përgatitjen kanë nisur, janë zbuluar edhe emrat e prezantuesëve të Festivalit të këtij viti, bëhet fjalë për aktoren e njohur Almeda Abazi, e cila e ka prekur edhe më parë prezantimin në një tjetër festival dhe Xhani Shqerrën, moderatorin e programeve të stilit dhe jetës së bukur.

Ndërkohë sot, “Kryefjala” ka zbuluar jo vetëm skenaristin e këtij viti për netët e Festivalit, që mesa duket do të jenë Enkel Demi, por edhe disa prej artistëve pjesëmarrës.

Kështu, përflitet se do të kemi një rikthim në skenën e muzikës shqiptare, pikërisht në këtë eveniment të Vesa Lumës dhe partnerit të saj, reperit Big Basta.

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë se Vesa bëri me dije disa kohë më parë se nuk do të vazhdonte jetën në Zelandën e Re, por do të qëndronte në Shqipëri, ku mesa duket do të rikthehet fuqishëm muzikës dhe ku më mirë se sa në Festivalin e gjithë shqiptarëve.

Kënga e tyre raportohet se do të jetë i zhanrit hip-hop, ndikuar edhe nga Big Basta, ndërsa kënga është pregatitur nga Alban Kondi.

Nga ana tjetër, një tjetër emër që do të ngjitet në skenën e Festivalit është Ardit Cuni, që thuhet se do të vijë me një këngë ritmike, por ende nuk dihen detajet.

Emra të tjerë të përmendur në media së fundmi janë:Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli, ndërsa nuk dihet nëse këtë vit fituesi i Festivalit do të ndahet nga ai i përfaqësuesit së vendit tonë në Eurovision, formulë që u përdor vitin e shkuar për herë të parë.



lokimagazine