Mes njerëzve që kanë hedhur pas gjithçka dhe u ka dërguar një mesazh të përzemërt Kiarës dhe Luizit është edhe Kejvina Kthella. Modelja dhe çifti që prej “Big Brother VIP” kanë pasur një raport me ulje-ngritje.
Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre. Kejvina i ka komentuar atyre në Instagram duke i uruar për pritjen e ëmbël.
Po ashtu, edhe Arbana Osmani, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes i uruan publikisht.
“Urime e vetëm bekime”,-shkroi Arbana. Kujtojmë se prej javësh flitet për një ftohje të raportit mes Arbanës dhe Luizit. Ky i fundit gjatë premierës së filmit në Shkodër, u pyetu në lidhje me krisjen e tyre, duke thënë: ‘Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet.’
Ronaldo me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”, shkroi:
“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video.”