Jim Carrey reagoi personalisht pas reagimeve të shumta në rrjet, që dyshonin nëse ai ishte vërtet personi që u shfaq në ceremoninë e 51-të César Awards për të marrë çmimin.
Paraqitja e aktorit 64-vjeçar në Paris shkaktoi furi reagimesh, me disa komentues që pretendonin se ai dukej “njeri tjetër”.
Por situata mori përmasa edhe më të mëdha kur artisti i grimit, Alexis Stone, publikoi një foto në Instagram me mbishkrimin:
“Alexis Stone si Jim Carrey në Paris”.
Ky postim ndezi menjëherë teori se në skenë nuk ishte ai vetë.
Për t’i dhënë fund zërave, përfaqësuesja e tij prej vitesh, Marlia Leslie, deklaroi për TMZ se Jim Carrey ishte personalisht i pranishëm në ceremoninë e Çmimeve César.
Edhe Gregory Collier, zëdhënës i ceremonisë, theksoi për Variety se nuk bëhej fjalë për asnjë “zëvendësim”, duke sqaruar se prania e aktorit ishte planifikuar prej muajsh.
“Sapo mori ftesën nga Akademia, Carrey u ndje jashtëzakonisht i emocionuar. Kanë qenë tetë muaj diskutime të vazhdueshme. Ai punoi për muaj të tërë mbi fjalimin e tij në frëngjisht, duke kërkuar madje edhe ndihmë për shqiptimin e saktë të disa fjalëve. Ai erdhi i shoqëruar nga partnerja, vajza, nipi dhe 12 miq e familjarë të ngushtë. Ishte gjithashtu i pranishëm edhe miku i tij i vjetër, regjisori Michel Gondry, me të cilin ka bashkëpunuar më parë”, u shpreh Collier.
Megjithatë, në rrjet qarkulluan një sërë teorish konspirative që pretendonin se aktori mund të jetë klonuar, të cilat morën këtë sqarim nga aktori, me shpresën së teoritë do të “shuhen”.
